15 persona janë vënë në pranga gjatë një operacioni të DEA-s amerikane në bashkëpunim me SPAK në një fshat të Fierit.
Në operacion ka bashkëpunuar edhe policia e Malit të Zi.
Një laborator i përpunimit të kokainës është zbuluar në Fratar.
Mësohet se nga Mali i Zi në drejtim të Shqipërisë kanë ardhur 400 kilogramë pleh kimik e përzier me kokainë. Për këtë arsye ishte ndërtuar edhe laboratori që do të merrej me përpunimin e lëndës narkotike.
Katër prej të arrestuarve janë vënë në pranga në Tiranë. Ndërkohë në ambientet e laboratorit ,policia ka sekuestruar armë, dy kallashnikovë, një shotgun dhe një çifte.











