Policia ka arrestuar një protestues që sipas saj u përfshi më thyerjen e kabinës së biletave në parkun e Divjakës gjatë protestës së djeshme.
Policia arrestoi A. P., 33 vjeç, banues në Xeng, Divjakë, si edhe u shpall në kërkim shtetasi S. K., 40 vjeç, banues në Xeng, Divjakë.
Gjithashtu, në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit: E. Sh., J. M., N. Gj., D. P. dhe L. Gj. a.b












