Ish kreu i PD, Lulzim Basha ka reaguar sot ndaj deklaratës së Berishës se porti i Durrësit është një biznes mes Ramës dhe Bashës.
”Sa herë do të fshehë diçka, non grata hap thesin e mashtrimeve dhe shpifjeve. Trekëndëshi i Bermudës është i pandarë në korrupsion, lidhje me krimin dhe minim të demokracisë. E vërteta është e thjeshtë: Bashkë i kanë oligarkët dhe mediat, lejet, kullat, koncesionet e tenderat, bandat dhe policët e gjyqtarët e korruptuar”, deklaron Basha.
Më herët janë publikuar lajme se Basha përmes kompanisë së kunatit të tij është i përfshirë në administrimin e kompanive që do të zhvillojnë portin turistik të Durrësit. a.b











