Një gazetar u qëllua me sende të forta afër shtëpisë sot në Kamëz.
“Rreth orës 12:00, në Kamzë, në rrugën “Bavaria”, një shtetas ende i paidentifikuar ka goditur me grusht shtetasin Adriatik Doçi, 38 vjeç, me profesion gazetar, dhe më pas është larguar.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5., në Kamzë, kanë administruar kallzimin e bërë nga gazetari Adriatik Doçi dhe shërbimet e Policisë janë vënë menjëherë në lëvizje për kontrollin e zonës me qëllim kapjen e autorit”, njoftoi policia.
Gazetari tha se u godit me sende të forta nga pas prej disa personave.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.r.k












