• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Afat i ri për heqjen e vizave të BE me Kosovën, presdenca çele e shpëton nga kurthi burokratik i vendosjes së ETIAS

droni by droni
12 November, 2022
in Kryesore, Rajoni
0
Krimi i dyfishtë, vret gruan pastaj edhe veten
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenca çeke e Bashkimit Evropian ka hartuar një vendim të ri për liberalizimin e vizave për Kosovën, ku thuhet se nisja e zbatimit të liberalizimit të vizave do të ndodhë në të njëjtën kohë me atë të sistemit ETIAS, por jo më vonë se 1 Dhjetori i vitit 2023.

Vendimi i ri, në të cilin ka pasur qasje Radio Evropa e Lirë, është formalizuar pas takimit të përfaqësuesve të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian në grupin punues për vizat në Këshillin e BE-së, takim që u mbajt të enjten.

Ky propozim është një kompromis mes kërkesës së Francës që hyrja në fuqi të lidhet me funksionalizimin e Sistemit Evropian të Informimit dhe Autorizimit të Udhëtimit (ETIAS), edhe pse shumica e shteteve anëtare kanë kërkuar që këto dy tema të mos lidhen, ose së paku të ketë një datë të prerë se kur qytetarët e Kosovës do të mund të udhëtojnë pa viza në zonën Shengen.

“Heqja e vizave do të vlejë vetëm për bartësit e pasaportave biometrike të lëshuara në përputhje me standardet e Organizatës Ndërkombëtare të Aviacionit Civil [ICAO] dhe nuk do të zbatohet deri në nisjen efektive të operimit të ETIAS, por në çdo rast jo më vonë se 1 dhjetori i vitit 2023”, thuhet në draftin e fundit të tekstit të propozimit nga Presidenca çeke dhe Këshilli i BE-së sa i përket liberalizimit të vizave për Kosovën.

Sipas diplomatëve të BE-së kjo do të thotë se liberalizimi mund të nisë më 1 nëntor 2023, në rast se në atë datë nis edhe funksionimi i ETIAS-it. Por, nëse ky sistem nuk do të jetë i gatshëm apo nuk do të nisë që të zbatohet, atëherë liberalizimi i vizave gjithsesi do të nisë më së voni më 1 dhjetor të vitit 2023.

Diplomatët e BE-së e konsiderojnë këtë gjë si të rëndësishme për Kosovën pasi në këtë mënyrë, sipas tyre, shmanget mundësia që Kosova të presë për liberalizim në rast të moshyrjes në fuqi të ETIAS-it.

Funksionalizimi i këtij sistemi është shtyrë disa herë edhe pse ai teknikisht ka qenë gati. Afati i ri i nisjes së zbatimit të ETIAS-it është 1 nëntori i vitit 2023, por nuk ka garanci se kjo në të vërtetë do të ndodhë.

Tani, propozimi çek është në të ashtuquajturën “procedurë të heshtur” në grupin punues për vizat në Këshillin e BE-së. Nëse asnjë vend nuk do të ketë vërejtje deri më 16 nëntor, atëherë vendimi do të kalojë për miratim në nivel më të lartë, atë të ambasadorëve të shteteve anëtare në trupin e quajtur Coreper. Në këtë trup, çështja e vizave mund të vihet në rend dite më 23 nëntor. Nëse kalon në këtë trup, atëherë çështja mund të dërgohet për negociata në Parlamentin Evropian.

Synimi është që deri në fund të vitit të merret një vendim për liberalizimin e vizave dhe të caktohet data e hyrjes në fuqi së bashku me ETIAS-in, apo më së voni deri më 1 dhjetor të vitit 2023.

Liberalizimi i vizave në këtë rast do të paraqitej si një prej sukseseve më të mëdha të BE-së në raport me zgjerimin dhe me rajonin e Ballkanit Perëndimor, dhe kjo çështje mund të përfshihet edhe në deklaratën e përbashkët që do të mund të miratohej në samitin BE-Ballkani Perëndimor që do të mbahet më 6 dhjetor në Tiranë të Shqipërisë.

Në propozimin e fundit të Presidencës çeke kanë mbetur edhe kërkesat ndaj Kosovës që deri në nisjen e liberalizimit të vizave, të përshtatë politikat e vizave me ato të BE-së dhe të bëjë marrëveshje apo aranzhime për riatdhesim me ato shtete të BE-së me të cilat nuk ka marrëveshje të tilla.

“Pa paragjykuar qëndrimet e shteteve anëtare ndaj statusit të Kosovës, në periudhën deri në nisjen efektive të liberalizimit të vizave dhe ku është e vlefshme, Kosova duhet të synojë të përmbyllë marrëveshjet apo aranzhimet për riatdhesim, me shtetet anëtare me të cilat ende nuk ka marrëveshje të tilla dhe të përmbushë obligimet e saj nga këto marrëveshje apo aranzhime”, thuhet në propozim.

Në versionin e mëhershëm ishin përmendur vetëm “marrëveshjet”, por tani në tekst është futur edhe termi “aranzhime”. Kjo është bërë që Kosova dhe shtetet që nuk njohin pavarësinë e saj të mund të bëjnë “aranzhime” për këtë çështje, nëse këto shtete nuk duan të arrijnë marrëveshje formale ndërshtetërore.

Në tekst thuhet po ashtu se Kosova ka bërë përparim domethënës në të gjitha blloqet e udhërrëfyesit për vizat, sikurse sigurinë e dokumenteve, menaxhimin e kufijve dhe migrimit, përfshirë edhe azilin, rendin publik dhe sigurinë, si dhe në çështjen e të drejtave themelore që lidhen me lirinë e lëvizjes.

“Për të siguruar menaxhimin e mirë të migracionit dhe sigurisë, Kosova duhet të synojë që të përshtatë më tutje politikën e saj të vizave me atë të Bashkimit Evropian”, thuhet në dokument.

Vendet anëtare të BE-së në takimin e fundit të grupit punues për vizat kishin përafruar qëndrimet rreth një kompromisi por, siç kishte komunikuar Presidenca çeke, nuk kishin arritur konsensus.

Në grupin punues për vizat ishin zhvilluar dy diskutime për çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Diskutimi i parë ishte zhvilluar më 13 tetor dhe atëherë shumica e madhe e vendeve kishin mbështetur liberalizimin e vizave, asnjë nuk ishte shprehur kundër, por Franca kishte kërkuar që hyrja në fuqi e liberalizimit të vizave të lidhet me hyrjen në fuqi të ETIAS-it.

Diskutimi i dytë në të njëjtin grup punues ishte mbajtur më 10 nëntor. Në këtë diskutim, sipas burimeve të BE-së, të gjitha vendet kishin shprehur interesim që të mos ketë vonesa në miratimin e vendimit për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Tani besohet se kompromisi për të cilin kanë rënë dakord në takimin e fundit do të mundësojë që vendimi të miratohet sa më shpejt, megjithëse hyrja e tij në fuqi do të caktohet për datën 1 nëntor të vitit 2023 bashkë me sistemin ETIAS, apo në çdo rast më 1 dhjetor. Por, gjithmonë ekziston dhe mundësia ndonjë shtet të jetë vërejtje dhe të shtyhet përsëri miratimi i vendimit.

Më 2018, Komisioni Evropian ka konfirmuar se Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet e kërkuara për lëvizjen e lirë, por disa udhëheqës individualë të bllokut kanë shprehur vazhdimisht rezerva për lëvizjen e lirë të kosovarëve./REL

Previous Post

Mesazhe për protestën nga aeroporti në Romë deri në sallën e ndeshjeve të boksit në Manhatan

Next Post

EMRI/ Një avokat prezanton kandidaturën në Primare për Bashkine e Lezhës

droni

droni

Next Post
EMRI/ Një avokat prezanton kandidaturën në Primare për Bashkine e Lezhës

EMRI/ Një avokat prezanton kandidaturën në Primare për Bashkine e Lezhës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.