• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Deputeti Zef Hila drejt lënies së mandatit, rikthehet më Vaun e Dejës

droni by droni
8 November, 2022
in Kryesore, Politika
0
Deputeti Zef Hila drejt lënies së mandatit, rikthehet më Vaun e Dejës
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Deputeti i PD, Zef Hilaj mund të lërë mandatin e deputetit nëse del i pari në primaret e Pd për kryetar bashkie në Vaun e Dejës. Ai ka shpallur kandidaturën e tij përmes rrjeteve sociale.

Deklarata:
Të dashur qytetarë të Bashkisë Vau Dejës, Demokratë dhe simpatizantë të Njësive Administrative Bushat, Hajmel, Vig Mnelë, Shllak dhe Temal!
Të dashur bashkëqytetarët e mi, miq, kolegë, partnerë dhe bashkëpunëtorë!
Dua të ndajë sot me ju vendimin për të paraqitur kandidaturën time për Kryetar të Bashkisë Vau Dejës, nëpërmjet proçesit të Primareve.
Kam marrë këtë vendim për disa arsye, të cilat dua t’i paraqes këtu, bazuar në integritetin tim, në përgjegjshmërinë dhe eksperiencën time, në respekt të marrëdhënieve të forta, që kemi ndërtuar bashkë në shumë vite, për të gjetur mirëkuptimin me ju, qytetarë, demokratë, simpatizantë dhe çdo banor në territorin e Bashkisë Vau Dejës.
Arsyeja kryesore që kam vendosur të kandidoj jeni Ju!
Jeni Ju, që me këmbënguljen tuaj me kërkuat të futem sërish në këtë garë, duke më garantuar mbështetjen në ketë betejë, që si çdo betejë tjetër, së bashku ne do ta fitojmë.
Unë, përpara kërkesës dhe vullnetit tuaj, ndjej vetëm detyrim për t´iu përgjigjur pozitivisht të gjithëve ju, si përfaqësues dhe shërbyes ndaj jush, ndaj këtij komuniteti të mrekullueshëm.
Komuniteti i Bashkisë Vau Dejës, meriton vëmendje, shërbime publike dhe përfaqësim me dinjitet, siç i ka hije kësaj zone dhe çdo banori të saj.
Të dashur miq!
Kandidimi im, nuk vjen dhe nuk është një qëllim personal. Unë kam dhënë prova për kapacitetin dhe eksperiencën time, në shumë situata të vështira, për të qënë, në shërbim të komunitetit, si përfaqësues dhe mbrojtës i të drejtave tuaja, i çdo qytetari duke filluar nga eksperienca ime e parë si drejtues në ish-Komunën Barbullush, më pas në ish-Komunën Bushat dhe në Bashkinë Vau Dejës.
Dua të theksoj se Ju të gjithë, përpara dy vitesh, me dhatë besimin dhe votën tuaj, për t’ju përfaqësuar në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë.
Besimin tuaj e kam transmetuar duke bëre më të mirën e duke ju përfaqësuar në Kuvendin e Shqipërisë denjësisht, duke qënë zëri i shqetësimeve dhe i problemeve tuaja, deri tek çështje me interes rajonal dhe kombëtar, të cilat m’i keni paraqitur me sinqeritet e me shqetësim në të gjitha takimet e bisedat që kemi zhvilluar së bashku gjatë gjithë kohës.
Aksidentet nga historia politike ne i kemi përjetuar me dhimbje të madhe. Ju me shumë se unë, por edhe unë njësoj apo ndonjëherë edhe më shumë se sa ju. Dua të them me bindje se ne të gjithë bashkë kaluam një periudhe të vështirë.
Por kjo na bëri më të fortë, më të afërt me njeri-tjetrin, na mbajti fort bashkë kauza politike, ndjenja se njerëzit e punës nuk humbasin kurrë, sado i rëndë të ketë qënë aksidenti politik. Ne nuk u ndamë nga njeri-tjetri, ne nuk vajtuam për pushtetin që lamë, por ne të gjithë jemi të dëshpëruar nga ajo që po shikojmë që ndodh sot.
Ne jemi të dëshpëruar çdo dite, e në sytë e secilit prej nesh, zhbëhet ajo që ne të gjithë kishim ndërtuar, për një jete më të mirë, për shërbime më të mira e dinjitoze në çdo lagje, fshat të bashkisë.
Miqtë e mi,
Ju me njihni mirë, sepse së bashku kemi ndërtuar gjithçka. Gjithë puna dhe kontributi ynë i përbashkët për të përmirësuar e ndërtuar shërbime e infrastrukturë në Bashkinë Vau Dejës, më motivon të jemi së bashku, t’ju shërbej e t’ju përfaqësoj përsëri për ta rikthyer Bashkinë në shërbim të qytetarëve.
Unë jam këtu me ju, me besim të plotë, bashkë me ju, me misionin tonë të përbashkët të Partisë Demokratike, për t’iu kthyer vlerat secilit nga ju, për t’iu kthyer identitetin e cënuar, për t’iu shërbyer dhe bashkëpunuar, që bashkia jonë, të mos jetë në hije, por t’i japim zë, figurë, ta bëjmë të paraqitet dinjitoze e më konkurruese edhe në nivel ndërkombëtar duke përmirësuar performancën në shërbim të qytetarëve.
Kjo zonë, ky komunitet meritojnë më shumë rrugë, shkolla, shërbime, investime e mbështetje në bujqësi, agroturizëm, më shumë përkrahje sociale, më shumë zhvillim e të ardhme të sigurt për të gjithë!
Mundësia dhe potenciali është këtu, dhe miqtë e partnerët tanë, kanë qenë dhe janë këtu, me ne, në mbështetjen tonë, dhe janë edhe ata një frymëzim dhe shtysë për mua që mora këtë vendim të rëndësishëm.
Unë jam këtu për t’ju garantuar që do t’ia dalim të ndërtojmë së bashku një bashki institucionale, transparente, llogaridhënëse dhe gjithëpërfshirëse, ku asnjeri nuk do ta ndjejë veten pas. Te gjithë do të trajtohen dhe shërbehen në mënyrë të drejtë dhe të barabartë. Kjo është ndërgjegja jonë qytetare, ky është integriteti yne, dhe këto do të jenë parimet e programit dhe të qeverisjes tonë.
Te dashur miq,
Primaret janë një mundësi, një kulturë politike dhe institucionale dhe unë kam vendosur t’i nënshtrohem këtij procesi, ta respektoj ketë standard si i barabartë për të gjithë.
Partia Demokratike në Vau Dejës ka një histori të sajën suksesi dhe të qëndrueshme. Ajo është e gjallë dhe e fortë, ajo nuk tërhiqet në misionin e saj, për të çuar shërbimet publike afër çdo qytetari, në çdo lagje dhe fshat sado i vogël apo i largët qoftë ai.
Bashkia e Vau Dejës-it është e të gjithëve, dhe ne do të punojmë për të gjithë, në mënyrë të hapur dhe me transparencë. Ky është programi i Partisë Demokratike, këto jemi ne, kështu të hapur për të gjithë do ta mbajmë bashkinë dhe nesër.
Së fundmi, duke përfituar nga ky rast, dëshiroj t’ju ftoj të gjithëve anëtarë, simpatizantë, mbështetës, të ndjeheni të lirshëm në shprehjen e mendimit, dhe në zgjedhjen dhe votimin e tuaj në primare.
Zgjedhja juaj do t´ju rikthej dinjitetin e munguar, do t´ju rikthej shërbimet e cunguara, do t´ju rikthejë pjesëmarrjen dhe përfaqësimin në vendimmarrjen për lagjen tuaj, fshatin tuaj, njësinë tuaj, bashkinë tuaj, për të mirën e familjes tuaj!
Merrni në dorë fatet tuaja, të familjeve tuaja, me optimizëm e besim për të ndërtuar jetën dhe të ardhmen në tokën tuaj, në traditën tuaj, në respekt të gjyshërve dhe prindërve tuaj!
Faleminderit përzemërsisht për mbështetjen tuaj!
ZEF HILA

Previous Post

“Afera e portit të Durrësit 10 herë më e madhe se e inceneratorëve”

Next Post

ARTAN FUGA/ Jo internime, emigrime!

droni

droni

Next Post
ARTAN FUGA/ …Ti me qeth, une te qis kafe

ARTAN FUGA/ Jo internime, emigrime!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.