Një punonjës i OSHEE u plahos me thikë sot gjatë një sherri me kolegun e tij. Ngjarja ndodhi në Ujin e Ftohtë në Vlorë.
“Plagosi me mjet prerës (thikë), një shtetas, shoqërohet nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, autori i dyshuar.
Paraditen e sotme, në lagjen “Uji i Ftohtë”, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, shtetasi N. Zh. ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin K. Sh. (të dy punonjës të OSHEE-së)”, njofton policia e Vlorës.
Shtetasi K. Sh. ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa shtetasi N. Zh. është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të konfliktit. a.b












