Një punëtor humbi jetën sot në Tiranë pasi një sasi materialesh ndërtimi i zunë frymën ku ranë nga ndërtesa.
“Më datë 01.11.2022, në rrugën “5 Maji”, në një objekt në ndërtim e sipër, kanë rënë materiale inertesh duke zënë poshtë punëtorin e objektit, shtetasin V. L., rreth 40 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë”, njoftoi policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. m.k












