187 vjet burg u kërkuan nga prokurorët italianë për organizatën kriminale të kryesuar nga bosi shqiptar Elvis Demçe.
Ai së bashku me rivalin e tij Ermal Arapaj marrin dënimin nga 20 vjet, sipas pretencës dorëzuar në gjykatë nga prokurorët Francesco Cascini dhe Mario Palazzi.
Të pandehurit akuzohen për krimet e organizatës kriminale me qëllim trafikun e drogës, rrëmbime, zhvatjen, zjarrvënie, kërcënimin.
Demçe, 37 vjeç, tashmë i ndaluar , siç rezultoi nga disa përgjime të karabinierëve, kishte planifikuar edhe eliminimin e prokurorit që po hetonte mbi të.
“Nuk ishte një shoqatë e zakonshme e dedikuar për “dealing”, por një kompani që donte të zgjeronte gjithnjë e më shumë hapësirat e saj”, argumentuan prokurorët.a.b











