Deputeti i PD Gazment Bardhi ishte sot në SPAK në lidhje me çështjen e inceneratorëve.
Ai është thirrur në cilësinë e kallëzuesit, një ditë pasi pasi një tjetër kallëzues ish-kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka dëshmuar në SPAK.
Bardhi u tha gazetarëve pas dëshmisë se hetimet për inceneratorin e Elbasanit kanë lëvizur por nuk ëahtë bërë asnjë hap për atë të Tiranës.
Bardhi tha se në dosjen e Elbasanit janë të gjithë ata që kanë hedhur firma në qeveri duke filluar nga kryeministri Rama. a.b












