Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen po viziton Tiranën pasditen e sotme.
Ajo do të takohet me Presidentin Bajram Begaj dhe Kryeministrin Edi Rama.
Presidentja von der Leyen do të vizitojë kantierin e ndërtimit të seksionit hekurudhor Tiranë-Durrës, të bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian.
Në orën 16:45, në Kryeministri, do të zhvillohet një konferencë e përbashkët për shtyp e Presidentes von der Leyen dhe Kryeministrit Rama.
Ursula von der Leyen u prit në aeroportin e Rinasit me ceremoni shtetërore. a.b












