Në aksin rrugor “Larushk – Fushë Krujë”, shtetasi H. D., 19 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Nga ky aksident, shtetasi M. T., rreth 20 vjeç, pasagjer në këtë automjet, ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. r.k











