Arrestohet në Turqi i shumëkërkuari i policisë shqiptare Ibrahim Lici, i cili akuzohet për të paktën 3 vrasje.
Lici ka hyrë në territorin e Turqisë më 27 korrik ndërsa ishte në kërkim që në vitin 2019.
Ai akuzohet si autori i vrasjes së dy vëllezërve Astrit dhe Ibrahim Bilali si dhe Endri Mustafës.
Disa muaj më parë Policia e Shtetit nxori një listë të 5 personave më të kërkuar në Shqipëri mes 5 emrave ishte edhe ai i Ibrahim Licit.
Pas ngjarjes, policia arrestoi Arsen Stojkun 29 -vjeç dhe Mislim Ramën 23 -vjeç, ndërsa kishte shpallur në kërkim Ibrahim Licin.
Referuar provave, dyshohet se këta persona morën pjesë në ekzekutimin e vëllezërve Ibrahim dhe Astrit Bilali më 30 mars 2019 ne Shkodër. m.k











