Kreu i SPAK, Arben Kraja tha sot në një konferencë për shtyp se po bëhen hetime shumë të rëndësishme ndërsa theksoi rastin e sotëm të marrjes të pandehur të 10 ish zyrtarëve të qarkut të Lezhës, përfshirë edhe ish-kryetarin e bashkisë.
“Prokurorët e SPAK punojnë përditë. Sot kishim një njoftim për përfundimin dhe dërgimin për gjykim të një procedimi shumë të rëndësishëm për shkelje me pronat publike, ku është sekuestruar një sasi e jashtëzakonshme sipërfaqe toke e cila do t’i kthehet shtetit”- tha Kraja.
Kreu i SPAK tha se prokurorë e gjyqtarë që hetojnë dosje me personazhe të fuqishëm janë kërcënuar.
Kraja përfundon mandatin në dhjetor, ndërsa në 2 nëntor 2022 përfundon afati për dorëzimin e kandidaturave të tjera për këtë post ndërsa ende nuk është paraqitur asnjë kandidaturë. a.b












