Aleanca për Teatrin zhvilloi sot një tjetër protestë tek vendi ku ishte godina e Teatrit Kombëtar, e cila u shemb në 17 maj të 2020.
Në deklaratën e bërë për median, regjisori, Edmond Budina foli edhe për kërcënimin e kryeministrit Edi Rama për vetting ndaj pedagogëve.
“Ka kërcënuar pedagogët me vetting. Pse nuk e fillon nga vetja? Na shpjego si i ke bërë ato sarajet në Surrel. Ne emigracionin e kemi mbajtur në kurriz dhe nuk bëhej ato saraje me emigracion, njëherë na thua se ta ka bërë gruaja, njërherë tjetër me paratë e librit dhe pikturave.
Mos të ka ikur mendja dhe nuk thua se e ke bërë me 20% të këtyre kullave që ngrihen këtu çdo ditë në Tiranë? Apo mos e ke bërë me paratë e inceneratorëve?”-tha Budina.r.p












