Babai i Laer Kurtit, Artir Isai tha sot se vdekja e djalit të tij ka ardhur për shkak të policisë.
“Djali im nuk vuante nga asnjë sëmundje dhe ka qënë shumë mirë me shëndet”, i tha ai reporterit të fax tv.
Isaj tha se nuk ka ende përgjigje për shkakun e vdekjes së të birit dhe se në polici i kanë thënë se do ta marrë shumë shpejt.
Ndërkaq edhe në spitalin e traumës është konfirmuar se i riu Laer Kurti nuk ka pasur shenja jete kur ka arritur në spital. a.b












