Kryeministri Edi Rama reagoi sot pas disa shpjegimeve qe dha kryetari i sindikatës së pedagogëve Sandër Kobaçi në lidhje me funksionet e tij në sektorin e analizës në SHISH gjatë dy viteve.
Rama përmes një reagimi në Twitter, shprehet se Kovaçi maskohet si sindikalist për të importuar zullumin e nongratave e të rublave në hapësirën universitare. Ai tha se nuk mund të merret seriozisht në kërkesat e tij fyese për këtë situatë lufte
Reagimi i Ramës:
Krenar që ka qenë shiks i kohës së zezë të 97-ës le të jetë sa të dojë, po një shiks i maskuar si sindikalist për të importuar zullumin e nongratave e të rublave në hapësirën universitare, s’ka asnjë shans të merret seriozisht në kërkesat e tij fyese për këtë situatë lufte! m.k












