7 makina u përplasën njëra me tjetrën këtë mbrëmje në tunelin e Krrabës.
Dy makina janë përplasur fillimisht me njëra-tjetrën dhe më pas janë përfshirë edhe pesë të tjera.
2 persona kanë pësuar dëmtime ndërkohë makinat kanë pësuar dëme të shumta materiale.
Qarkullimi është bllokuar ndërsa vetëm minutat e fundit është hapur një shteg i ngushtë.
Policia ndodhet në vendngjarje për të hetuar shkaqet e aksidentit. m.k











