• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Berisha: Rama i futi thikën kosovës në Strasburg, shpalosi edhe tezën serbe të kombit kosovar

droni by droni
14 October, 2022
in Kryesore, Politika
0
Prokuroria sekuestron pasuritë e Fation Muratit, u kap ndërsa bënin shëtitje me Endrit Doklen
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

“Edi Rama i futi thikën Kosovës në Strasburg. Edi Rama në Strasburg, me fjalën e tij, dyfishin e kohës së lejuar, të cilën sot, mund ta mbante vetëm Lukashenko i Bjellorusisë, me këtë qëndrim grotesk, detyroi Komitetin Presidencial të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, dhe grupin më të madh të kësaj asambleje, krahas mallkimeve, fyerjeve dhe sharjeve që lëshoi, të bojkotojnë zyrtarisht darkën, pavarësisht se ishte aty kryeministër i një vendi anëtar të Këshillit të Europës dhe NATO-s”, deklaroi sot gjatë një konference për shtyp në Tiranë, Kreu i PD, Sali Berisha.

Sikurse tha Berisha ky akt nuk ka ndodhur kurrë në historinë 73-vjeçare të këtij institucioni. Por ndodhi për herë të parë me kryeministrin e të parit dhe të vetmit narko-shtet në Europë.

“Edi Rama shpalli në Strasburg aktin e madh të tradhtisë kombëtare, duke shpalosur aty tezën antikombëtare të kombit kosovar. Edi Rama e la Kosovën nën pushtimin serb dhe jugosllav, por nuk foli ndonjëherë për kombin kosovar.

Beogradi promovoi me gjithë fuqinë e tij tezën e kombit kosovar dhe shqiptar. Me këtë tezë, Edi Rama jo vetëm miratoi ndarjen në dysh të kombit shqiptar, por indirekt edhe zhdukjen e kombit, pasi ai është kosovar.

Kjo është thika më e rëndë që i futet kombit shqiptar. Ai  futi thikën Kosovës, pasi dështoi me turp me tezën e luftës civile në Kosovë, në Strasburg i vlerësoi thjesht si një konflikt humanitar, ndërkohë që ai ishte një gjenocid me bazë racizmin e serbëve ndaj shqiptarëve”, tha ndër të tjera Berisha duke komentuar fjalimin e ramës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës në Strasburg.

Berisha i bëri thirrje KiE që të votojë Kosovën si anëtar të ri dhe të mos ndikohet nga retorika e Ramës që është në mision kundër kombit të vet.

“ Edi Rama i futi thikë pas shpine Kosovës, pasi zgjodhi për mbrojtje mjetin më të dëmshëm, presionin e hapur politik ndaj gjykatës. Reagimi i Edi Ramës zgjoi neveri dhe dënim në komunitetin ndërkombëtar, përfshi edhe te personalitete që kanë lobuar për të liruar udhëheqjen politike të Kosovës.

Unë njerëzisht u bëj thirrje autoriteteve të Kosovës të ndalojnë fushatën politike të Ramës ndaj gjykatës së Hagës si mjet për të maskuar vasalitetin e tij ndaj Beogradit”, tha Berisha.

A ishte Edi Rama për hetimin e krimeve në Shqipëri:

Berisha: Është akti i një burracaku që kërkon të fshihet pas hijes së vet. Së pari, kam këtu tekstin e fjalës së përfaqësuesit të Edi Ramës në Asamblenë e KiE, ku thotë në mënyrë tekstuale se jemi dakord për hetim të plotë dhe të gjerë.

Së dyti, Edi Rama ka qenë kryetar i PS, kur deputetët e tij kanë votuar në parlament, ligjin për hetimin ndërkombëtar të këtyre krimeve në territorin e Shqipërisë. Pra, Edi Rama ka qenë 100 përqind dakord me këtë.

Unë shoh me një keqardhje disa qëndrime të autoriteteve të ndryshme në Kosovë, që nuk e frenojnë Edi Ramën. Ai po dëmton gjendjen e udhëheqjes politike të burgosur në Hagë.

Nëse presidenti i një vendi u arrestua pothuajse në avion, që nuk ka ndodhur kurrë, në mënyrën më të pamerituar, kjo ndodhi për shkak të fushatës anti-gjykatë të Ramës dhe Baton Stanishiçit.

Absolutisht, qëndrimi më i keq që mund t’u bëhet zotërinjve Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe Fatmir Limaj, është fushata e çmendur e Edi Ramës, gjoja po i ndihmoj, por po i dëmton në palcë. Kjo me të gjitha, sidomos fjala e tij në Asamblenë Parlamentare. Është interpretuar si presion politik, gjë që e hedhin me neveri në Europën Perëndimore. Nëse do t’i ndihmojë, të caktojë një fond dhe të marrë avokatët më të mirë dhe t’i dërgojë në sallë.

Por Edi Rama po përkeqëson gjendjen e tyre para trupit gjykues në Hagë.

Unë në radhë të parë jam kosovar. Kurse Edi Rama po bën gjithçka për interesat e tij personale.

Kosova ishte në prag të anëtarësimit, Rama kishte disa mënyra më efiçente që të lobonte për këtë anëtarësim. a.b

Previous Post

Media franceze: Dosjet e Sigurimit të Enverit, ‘fiction’ nga oficerët komunistë. Hapën një dosje edhe për Ibrahim Rugovën

Next Post

“Betejën brenda PS po e fiton Veliaj”

droni

droni

Next Post
Rama pezullon edhe për një vit tjetër lejet e ndërtimit…! Po Veliaj çfarë pezulloi në ditën e dytë si kryebashkiak…?!

“Betejën brenda PS po e fiton Veliaj”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.