Kryeministri, Edi Rama reagoi kete mesdite ne lidhje me deklaratat e kryetarit te PD, Sali Berisha i cili e akuzoi kreun e qeverisë për sulme pas shpine ndaj Kosovës.
Rama shkruan se opozita ishte akoma më shumë e përfshirë në financimet ruse dhe se ne vitin 2011 votuan rezolutën që miratonte raportin e Dick Marty-t.
“Rublat vazhdojnë të flasin mbrapsht në Tiranë, siç folën në 2011 përmes votës KUNDËR Kosovës, e vetë Shqipërisë dhe PRO Rezolutës famëkeqe, që lemerisi botën me shkulësit e organeve shqiptarë! Opozita e rublave është e zhytur shumë më thellë se sa duket në thesin e parave ruse…”, shkruan Rama permes nje postimi ne twitter.
Rublat vazhdojnë të flasin mbrapsht në Tiranë, siç folën në 2011 përmes votës KUNDËR Kosovës, e vetë Shqipërisë dhe PRO Rezolutës famëkeqe, që lemerisi botën me shkulësit e organeve shqiptarë! Opozita e rublave është e zhytur shumë më thellë se sa duket në thesin e parave ruse… pic.twitter.com/klxMebaVWq
— Edi Rama (@ediramaal) October 14, 2022











