Kryetari i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli është thirrur sërish në SPAK ditën e sotme në lidhje me një kallëzim të bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.
Leli u paraqit në SPAK në datën 22 korrik.
Prokuroria është treguar e rezervuar në dhënien e informacioneve të mëtejshme për hetimin mbi të cilin po pyetet Leli.
Po sot është paraqitur në SPAK edhe osh kryetari i bashkisë së Vaut të Dejës, Zef Hila për një tjetër çështje. a.b











