Babai i viktimës së sotme në Klos, Ilir Shira ka ndërruar jetë në spital. Ai ishte një nga të plagosurit dhe ndodhej në gjendje të rëndë.
Autori i vrasjeve besohet se është Besnik Mjeshtri i cili është shpallur në kërkim nga policia.
Ngjarja ka ndodhur para një lokali në mes të Klosit, mendohet si pasojë e një konflikti të vjetër mes familjeve Mjeshtri dhe Hasula e Shira.
Sherri mes tyre ka degraduar këtë të mërkurë, në mes të rrugës, në qendër të Klosit.












