Ushtroi dhunë fizike ndaj nënës së tij, vihet në pranga 21 – vjeçari në Elbasan.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasin E. Z., 21 vjeç , banues në Elbasan, për veprën penale ” Dhuna në familje” , pasi ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj nënës së tij”, njoftoi policia e Elbasanit.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.r.k











