Presidenti i Republikës Bajram Begaj, ka shmangur takimin me kryetarët e partive parlamentare sot duke thirrë krerët e grupeve parlamentare për takim për të diskutuar për datën e zgjedhjeve lokale.
Takimi mbahet në mesditë, rreth orës 13:00, ndërsa në vijim pritet të shihet se kur palët mund të kenë konsensus për të caktuar datën e zgjedhjeve.
Sipas ligjit, Presidenti cakton datën e zgjedhjeve 9 muaj nga mbajtja e tyre.
Koha kur mund të mbahen zgjedhjet lokale është e kufizuar nga 15 prill deri në 15 maj. Pritet që 14 maji të jetë edhe data e ardhshme e votimeve. a.b












