Ish-drejtoresha e ARRSH-se dhe ish ministria e shtetit Sonila Qato është thirrur në SPAK për të dhënë dëshmi.
Mësohet se Sonila Qato u kallëzua për shpërdorim detyre, nga një kompani ndërtimi për pabarazi në tendera.
Edhe Kontrolli i Lartë i Shtetit doli më përfundim se ishte kryer abuzim prej 5 milionë euro me tenderin e rrugës Kardhiq- Delvinë.
Pas auditimit të tenderit, KLSH kërkoi hetim te thelluar penal ndaj zonjës Qato duke e akuzuar se ka skualifikuar pa të drejtë ofertën më të ulët, atë të paraqitur nga kompania “Gjoka Konstruksion”.
Gjoka Konstrksion po ndërton edhe rrugën e Arbrit. Prej gati 5 vitesh nuk ia ka dalë të mbyllë tynelin dhe disa kilometra. a.b












