Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, kërkon që t’i njihet dënimi me shërbim prove, dhënë nga ish gjykata për Krime të Rënda ndërsa po vuan dënimin me 3.5 vite burg në Burgun e Lushnjes.
Ai i është drejtuar me kërkesë gjykatës së Elbasanit, për t’i njohur si ndëshkim edhe shërbimnin e provës.
Gjykata e Elbasanit, ka vendosur për shqyrtimin e kësaj kërkese më 10 tetor nga gjyqtari Elis Dine.
Ish ministri i është drejtuar gjykatës për njohje të këtij vendimi me argumentin se ai ka mbajtur kontakte me shërbimin e provës. Nëse kërkesa e tij pranohet ai përfiton ulje të të paktën 1.6 vite burg. Tahiri prej 8 muajsh është mbyllur në qeli, ku fillimisht në burgun e Fierit ndërsa më pas ai u trasferuar në Kosovës në Lushnjë.
Më 19 shtator të vitit 2019, ish gjykata për krime të rënda vendosi dënimin e Tahirit me 3.4 vite burg për akuzën e shpërdorimit të detyrës të cilën e konvertoi në shërbim prove. Ky vendim u rrëzua nga apeli i Posaçëm. r.k












