Pedagogia Mimoza Hafizi, ish deputete e PS për shumë vite, ka rrëzuar leverdinë e premtuar nga Rama në lidhje me 2 satelitët.
Ajo ka deklaruar se është jo efikase që të shpenzohen 6 milionë euro për satelitët, gjatë një interviste në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania.
“Besoj se bëhet fjalë për satelitët e zakonshëm që hidhen në lartësinë 400 apo 500 kilometra nga Toka, që quhet orbita e ulët e satelitit, dhe satelit i tillë për një orë e gjysmë do të bëjë një rrotullim të plotë të të gjithë perimetrit të trajektores ku është përcaktuar, dhe imagjinoni për një orë e gjysmë se sa do të qëndrojë sateliti mbi Shqipëri. Ai do qëndrojë vetëm 1 minutë. Është një objekt jo efikas. Kushton 6 milionë euro, dhe 6 milionë euro nuk e di nëse i kanë kontraktuar për një vit apo edhe për vitet tjera”, ka komentuar Hafizi. a.b











