Një sasi eksplozivi shpërtheu sot në një magazinë veglash muzikore dule dhkaktuar dëme materiale.
“Më datë 01.10.2022, në orën 03:00, në Kamzë, në derën e një ambienti (magazinë për vegla muzikore) të marrë me qira nga shtetasi B. L., dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse”, njoftoi policia.
Si pasojë është dëmtuar pjesërisht qepeni i mbylljes së derës të këtij ambienti.
Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit. r.k











