Një person humbi jetën sot ndërsa ra nga një pemë.
”Mesditën e sotme, në Leskovik, në vendin e quajtur “Ish-vreshtat”, dyshohet së është rrëzuar aksidentalisht nga pema, shtetasi S. T., rreth 70 vjeç, i cili u transportua në qendrën shëndetësore, Leskovik, ku ka ndërruar jetë”, njoftoi policia e Kolonjës.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. r.k











