Një shqiptar është futur në listën e Europol nga policia kriminale gjermane.
45-vjeçari Berti Dedja i njohur dhe me noftën ‘Çakalli’ akuzohet nga autoritetet gjermane si kreu i një grupi trafikantësh droge.
Ai është nga Durrësi dhe përfshirja e tij në trafikun e drogës, ka nisur nga viti 2016.
Prej vitit 2018 ai është në arrati ndërsa Europol njofton se ka dyshime se 44-vjeçari mund të jetë fshehur në Belgjikë, Holandë, Itali ose Shqipëri.
Berti Dedja është shqiptari i 4 që përfshihet në listën e të kërkuarve nga Europol. Më herët mes personave më të kërkuar në Europë janë futur emrat e shqiptarëve të tjerë si Aleks Burreli, Valon Azemi dhe Edinjo Pulti.











