Zbardhet dhe dokumentohet me prova ligjore, ngjarja e ndodhur në prill 2022, në Lushnjë, ku mbeti i plagosur me 8 plumba shtetasi Kujtim Meta.
Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar, Dorian Shurdhi.
Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen “Skënder Libohova”, Lushnjë, ku mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi Kujtim Meta, 44 vjeç.
Si rezultat i hetimeve të thelluara dhe provave të grumbulluara në lidhje me këtë ngjarje, u bë identifikimi i autorit të dyshuar, shtetasit Dorian Shurrdhi, 29 vjeç, banues në Lushnjë, i cili u shpall në kërkim.
Për 29-vjeçarin, pas identifikimit nga ana e Policisë, në bashkëpunim me Prokurorinë, bazuar në provat e siguruara, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, caktoi masën e sigurisë “Arrest në burg”, në mungesë, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”. a.b











