Një person pa jetë u gjet sot në lumin Vjosa. Pas identifikimit u mësua se një natë më parë ishte zhdukur nga qyteti ku banonte në Përmet.
“Rreth orës 15:00, në shtratin e lumit Vjosa, është gjetur pa shenja jete, dyshohet i mbytur shtetasi Novruz Kanani, rreth 65 vjeç, banues në Përmet.
Ditën e sotme, bashkëshortja e shtetasit N. K. ka bërë njoftim se ky shtetas ishte larguar mbrëmjen e djeshme nga banesa”, njofton policia.
Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. a.b











