Në Qytet Studenti, ka rënë zjarr në një magazinë me rroba, dhe si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale, njoftoi këtë pasdite policia.
“Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe shërbimet e zjarrfikëses, të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit”, bëhet e ditur nga policia e Tiranës.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. r.k











