Raporteri për Serbinë në Parlamentin Evropian ka dënuar marrëveshjen plr konsultim mes Serbisë dhe Rusisë nënshkruar dje në New York.
Eurodeputeti Vladimir Bilcik tha se e shihte marrëveshjen si goditje të madhe për procesin e abëtarësimit në BE të Ballkanit Perëndimor.
“Si një mbështetës i zjarrtë i çdo hapi drejt një Serbie evropiane, unë e shoh lajmin e marrëveshjes për konsultimeve të planifikuara ndërmjet Serbisë dhe Rusisë një goditje të madhe për procesin e anëtarësimit në Ballkanin Perëndimor. Le të jemi të qartë: Rusia po mobilizohet për të sulmuar shtetin kandidat për në BE, Ukrainën, Rusia po sulmon zgjerimin e BE-së!”
Dje në New York, ku mbahet mbledhja e Asamblesë se Pergjithshme të OKB, ministrat e jashtem serb e rus nënshkruan marrëveshjen për konsultime politike të rregullta e të planifikuara. a.b











