Edhe ish-ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa është marrë në pyetje sot nga SPAK për privatizimin e ish-klubit sportiv “Partizani”. Oketa është pyetur për rreth 1 orë si person që ka dijeni për çështjen.
Për këtë çështje u paraqit sot në SPAK edhe ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu.
Kallëzimi për aferën e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani” dhe kthimin tek pronarët është bërë nga kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.
Nëpërmjet kësaj padie, Balla akuzon për shpërdorim detyre ish-kryeministrin Berisha, dhëndrin e Jamarbër Malltezi dhe ish-ministrin Arben Imami.
Klubi sportiv “Partizani” ka qenë një ndër komplekset në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes. Në zonën e kthyer tek pronarët është ndërtuar një kompleks pallatesh ndërsa pjesa e mbetur u fal për një euro ng kryeministri Rama për nkë klient të tij në media, pronari i report tv, Carlo Bolino. r.p











