Një 28-vjeçar shqiptar i dha fund jetës natën e kaluar në burgun e Forlit, bëri të ditur roaj rajonale i të arrestuarve, Roberto Cavalieri.
I riu sapo ishte dënuar me 2 vite burg nga gjykata.
Kjo është viktima e shtatë në burgun e në Emilia-Romagna për vitin 2022 për shkak të vetvrasjeve, shkruan Ansa.
“Përballë tragjedive si këto, vëren Cavalieri, ne duhet të reagojmë me të gjitha mjetet e mundshme, të përpiqemi të kundërshtojmë një fenomen që është gjithnjë e më serioz dhe kërcënues. Edhe administratat lokale që ndodhen nëpër burgje, vazhdon ai, duhet të kontribuojnë në luftimin e dukurive vetëvrasëse”. a.b











