Dy shtetasit rusë dhe ai ukrainas mbetrn në burg pas një vendimi të Apelit në Durrës.
Pas një seance që zgjati 2 orë e gjysem, gjykata la në fuqi vendimin e Gjykatës së Elbasanit për celulën ruse të arrestuar një muaj më parë pranë uzinës së armëve në Gramsh.
Gjatë seancës, shtetasi ukrainas Fedir Alpatov, nuk pranoi akuzat për spiunazh, ndërsa i përlotur deklaroi se rusët janë armiq të tij pasi i kishin dëmtuar vëllanë gjatë bombardimeve.
Edhe rusët, Mikhail Zorin dhe Svetlana Timofeva thanë se janë të pafajshëm dhe nuk janë pjesë e ndonjë agjencie spiunazhi duke kërkuar nga gjykata që të lihen të lirë. m.k












