Kur u pyet për anijen me naftë kontrabandë, tha se nuk merret me anije, kur u pyet për traktatin me oligarkët që kanë ndërtuar pa leje, tha se nuk merret me këtë, janë prokurorët që bëjnë pazare.
Kur u pyet për inceneratorët tha se qeveria po paguan tjetër gjë pavarësisht se atje nuk ka ende incenerator edhe pas 4 vitesh. Ka një proces tha ai.
Kur u pyet për legalizimin tha se nuk i trajton raste. Por shko te Shqipëria.al. (Por nëse klikon të dalin disa reklama seksi, por tani as nuk hapet). Të shkojë tek pyetshtetin.al?
Kur u pyet për tynelin e Murrizit, thotë po ecet edhe pse ka 8 vjet që ecet. Tani edhe në Llogara ka dalë një shpellë.
Kur u pyet për Berishën dhe Metën, tha këto janë problemet e Shqipërisë dhe e bëjnë këtë vend të pajetueshëm.
Edi Rama as nuk e ka ndërmend të ndryshojë gjë nga objektivat e tij: në Shqipëri jetohet shumë mirë nëse je oligark dhe ndan paratë me të.












