Një person 59 vjeç humbi jetën sot në Saranfë ndërsa ishte futur në det. Ngjarja ndodhi tek plazhi që thirret ‘Krahu i Shqiponjës’.
“Më datë 16.09.2022, në vendin e quajtur “Krahu i Shqiponjës”, Sarandë, dyshohet se është mbytur aksidentalisht në det, shtetasi Xh. Ll., 59 vjeç, banues në Librazhd”, njofton policia e Sarandës.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. r.k











