Prokuroria e Tiranës ka tërhequr urdhër për arrest ndaj 3 biznesmenëve që kanë ndërtuar pa leje dhe janë referuar nga IMT.
Ndërtimet janë në Tiranë dhe 2 prej tyre tashmë janë bërë publike nga ministria e Brendshme gjatë sekuestrimit të tyre ku mori pjesë edhe ministri i Brendshëm Bledi Çuçi.
Skandali i Prokurorisë së Tiranës është bërë publik në Parlament nga deputeti i PD, Dashnor Sula.
“Po ju njoftoj skandalin e fundit. Prokuroria e Tiranës ka tërhequr 3 urdhër arreste për 3 oligarkë që kishin ndërtuar pa leje. Ata u tërhoqën nga presioni që u bë ndaj tyre”, tha deputeti Sula.
Pas deklaratës së tij Parlamenti vijoi punimet sikur nuk kishte ndodhur asgjë, me qetësi dhe pa u shqetësuar. m.k












