Një shqiptar u arrestua nga policia greke dje pasdite pasi akuzohet për vrasjen e një 39 vjeçari grek, vrasje e ndodhur në korrik të këtij viti.
Autori u prangos së bashku me një tjetër bashkëatdhetar pas kontrollit në makinën me të cilën udhëtonin ku u gjetën armë.
Sipas mediave greke, autori i arrestuar është i përfshirë në tjetër ngjarje kriminale pasi në 15 korrik kishte tentuar ekzekutimin e një 36 vjeçari në qendër të Athinës. r.j











