Pedagogët e Fakultetit të Shkencave të Natyrës në Tiranës, zhvilluan sot një protestë përpara ndërtesës së këtij universiteti.
Ata kërkojnl rritje të pagës së tyre nga qeveria qoftë për stafin e brendshëm, qoftë për stafin e jashtëm.
Protesta pritet të zgjasë rreth një orë.
Pedagogët kanë paralajmëruar një bojkot të vitit të ri akademik nëse ndaj tyre nuk ndërmerret asnjë masë për rritjen e rrogës pasi një gjë e tillë nuk ndodh prej vitit 2004. Sipas tyre, kriza e rritjes së çmimeve ka ndikuar së tepërmi edhe ekonominë e tyre familjare dhe kanë hasur vështirësi me pagën aktuale. a.b











