• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Siguria Ushqimore me pajisje të reja, analiza për 430 pesticide

droni by droni
14 September, 2022
in Kronika
0
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë (ISUV), i njohur për konsumatorët si institut reference, që mbulon fushat e kontrollit dhe monitorimit laboratorik të Sigurisë Ushqimore, Shëndetit të Kafshëve, si dhe Shëndetit e Mbrojtjen e Bimëve, – është transformuar tërësisht, falë investimit të buxhetit të shtetit, për rikonstruksionin e ndërtesës së dëmtuar nga tërmeti.

Në mjediset e reja, të pajisura me teknologjinë më moderne dhe bashkëkohore, tashmë sigurohet kryerja e të gjitha analizave konform kërkesave teknike të BE-së dhe standardeve të biosigurisë.

Kryeministri Edi Rama, së bashku me Ministren e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Frida Krifca, vizitoi sot Institutin e ri, ku janë zgjeruar dukshëm hapësirat për laboratorët ekzistues dhe janë shtuar laboratorët e rinj, në përputhje me rritjen e nevojave për kontrollin e mbetjeve në produkte shtazore dhe bimore.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Frida Krifca tha se ISUV është Institucioni më i rëndësishëm i sigurisë ushqimore në vendin tonë dhe se me investimet e bëra, ai i ka të gjitha kapacitetet teknike dhe infrastrukturore për të përmbushur kërkesat e biosigurisë nga BE.

“ISUV institucioni më i rëndësishëm i sigurisë ushqimore në vendin tonë. Tashmë jemi në gjendje t’i dalim përballë çfarëdolloj trupe negociuese të BE, sepse i kemi kapacitetet teknike dhe e justifikojmë me dije, me mund, tashmë edhe me buxhet edhe me investime, qoftë teknike, qoftë infrastrukturore për të përmbushur kërkesat e biosigurisë që BE kërkon.” – u shpreh Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Krifca.

Me krijimin e kushteve të reja të punës, përveç rritjes së cilësisë, ka nisur puna për zgjerimin e gamës së akreditimeve. Me akreditimin e 5 testeve të reja që janë në proces, Instituti arrin një shifër prej 107 testesh të akredituara, shifër, e cila përfshin edhe analizimin e mbetjeve në produkte bimore për 430 pesticide. Ky është edhe një angazhim në kuadër të marrëveshjes për Ballkanin e Hapur, për garantimin e produkteve bimore nga mbetjet e pesticideve. Objektivi është akreditimi i 11 testeve te reja deri në fund të vitit 2022, që e çon në total numrin e testeve të akredituara në 118. Testet e reja garantojnë sigurinë ushqimore në vend për konsumatorët, si dhe orientojnë eksporte të sigurta të produkteve tona drejt BE-së.

“Instituti ka bërë një punë të rëndësishme, në përputhje me akreditimin, numrin e analizave. Nëse i referohemi 4-5 viteve më parë instituti bënte 8 analiza, pra ishte i akredituar për 8 analiza, sot kemi 96 dhe sot nga akreditimi ne marrim përgjigje edhe për 5 analiza të tjera, pra e rrisim gamën e analizave të akredituara.” – u shpreh Ministrja Krifca, teksa vijoi se – “Procesi i akreditimit po ecën shumë mirë, me 430 pesticide qe ne tashmë kemi gjendje të analizojmë nëpërmjet aparaturave, nëpërmjet të gjithë procesit teknik që kanë përftuar specialistët tanë, sepse pra nga 100 punonjës, 24 prej tyre janë doktorë shkencash, ne jemi në gjendje që të validojmë dhe t’i japim garanci të plotë ushqimore eksporteve tona tashmë, me një konformitet edhe të analizave të mbrojtjes së bimëve.

Ne kemi mbështetur institutin këtë vit, kryeministër, me 30% më shumë të buxhetit sesa në vitin më të mirë të buxhetit që ka pasur dhe e bëjmë këtë sepse pa këtë institut ne nuk garantojmë  dot, volumet e eksporteve që na nevojiten sidomos për produktet bazë si dhe të frutave-perimeve. Analizat e 430 pesticideve ishte një detyrim edhe për marrëveshjen e Ballkanit të Hapur, pra garancia ishte që ne do ta kryenim atë proces dhe unë dua të falënderoj këtë ekip.” – shpjegoi lidhur me këtë fakt Ministrja Krifca.

Gjatë bisedës me punonjësit, Kryeministri Rama tha se ISUV duhet t’i jepet një status i veçantë, ai i Qendrës Kërkimore Shkencore. “Ne duhet t’i japim një status të veçantë se ky është ndër të paktat institute, që duke patur parasysh, në këtë fushë po,por them në tërësi është nga të paktat struktura që shpëtuan nga ajo therja e madhe që u bë atëherë. Ishte e tmerrshme.

Kështu që ne duhet ta shohim, të bëjmë një status të veçantë që të mos jenë administratë publike se s’kanë si të jenë administratë publike dhe te trajtohet si qendër kërkimorë shkencore. Falënderimi më i mirë është: Uluni bëjeni gati, që me buxhetin e ri ta bëjmë.” – u shpreh Kryeministri Rama. r.q

Previous Post

KLODIAN TOMORRI/ Skema e financimit rus, ose korrupsion përmes rusëve, përfituesi final i kompanive ish n/kryetari i Parlamentit rus

Next Post

‘Penelopa nuk pret më’. Ikën nga jeta ikona greko-shqiptare e kinemasë, Irenë Papas

droni

droni

Next Post
‘Penelopa nuk pret më’. Ikën nga jeta ikona greko-shqiptare e kinemasë, Irenë Papas

‘Penelopa nuk pret më’. Ikën nga jeta ikona greko-shqiptare e kinemasë, Irenë Papas

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.