• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Rama kthen policinë në shoqërues të klientëve të tij, “investitorëve strategjikë”, koncertet, panairet dhe aktivitetet sportive”

droni by droni
12 September, 2022
in Politika
0
“Rama kthen policinë në shoqërues të klientëve të tij, “investitorëve strategjikë”, koncertet, panairet dhe aktivitetet sportive”
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ndryshimi i Ligjit për Policinë, Rama kthen policinë në shoqërues të klientëve të tij, “investitorëve strategjikë”, koncertet, panairet dhe aktivitetet sportive. Përdhosje e figurës dhe integritetit të tyre, tha sot në një dalje për mediat, anëtari i Këshillit Kombëtar Lisandër Hoxha.

Deklarata:

Pasi shpiku investitorë strategjikë të oborrit të tij, pasi u dha badihava pasuritë pubilke të shqiptarëve, Edi Rama do t’u vendosë në dispozicion edhe Policinë e shtetit.

Me një vendim skandaloz, për ndryshime në ligjin për Policinë e Shtetit, Rama e ka përdhosur edhe njëherë uniformën e policit shqiptar, duke i kthyer në çetë mercenarësh që mund të merren me qira nga të fortët, oligarkët dhe sharlatanët.

Ndryshimet ligjore parashikojnë që Policia e Shtetit, si të ishte orkestër dasmash, të pajtohet për afate të ndryshme kohore, deri në 3 muaj, për ruajtjen e personave fizikë e juridikë, publikë e privatë, si dhe eventeve, që nga koncertet, deri te panairet dhe aktivitetet sportive.

Parashikohet gjithashtu që policët, me uniformë dhe me automjetet zyrtare, të shoqërojnë ata që quhen investitorë strategjikë apo dhe persona që konsiderohen në rrezik.

Partia Demokratike e dënon këtë shfytyrim të rolit të Policisë nga Edi Rama dhe e cilëson si, asgjë më pak se një atentat tjetër ndaj figurës, autoritetit dhe mitit të policit si personifikim i shtetit dhe ruajtës i rendit, sigurisë dhe qetësisë publike.

Me këtë akt të ulët Edi Rama e kthen trupën e Policisë së shtetit në një kompani sigurimi fizik. Paloshteti i tij prek kështu fundin, kur vendos të japë me konçension edhe uniformën, armën dhe ekspertizën e policit.

Një polici që, edhe në kontekstin aktual nuk i përmbush dot kushtet për ruajtjen e rendit, për arsye të aq mungesave e keqpërdorimit politik,  do të ngarkohet me role që, jo vetëm dalin jashtë fokusit institucional, por edhe i shtojnë barrën.

Figura e policit, edhe kështu e nëpërkëmbur, do të shihet si roje objektesh, koncertesh apo të ashtuquajturish investitorë strategjikë.

Nëse doni një ilustrim se si do të jetë policia pas këtij ligji, imagjinojeni si eskortë të Gaz Pajës, të cilin Rama e ka shpallur investitor strategjik.

Ky vendim e  bën Policinë e Shtetit që të ndërrojë hierarki dhe të ketë dy autoritete: shefat në zyrë dhe shefat në rrugë, që variojnë nga të fortët e deri te klientët e qeverisë në biznes.

I bëjmë thirrje profesionistëve në Polici që të mos heshtin, por të ngrihen kundër këtij depersonalizmi, që u bëhet atyre individualisht dhe uniformës që përfaqësojnë.

Me Edi Ramën në krye, shteti dhe të gjitha institucionet e tij janë në rrezik. a.b

Previous Post

EMRI/ Gjykata e Lartë zgjedh anëtarin e ri të Gjykatës Kushtetuese

Next Post

“700 shkolla, të të gjitha niveleve janë mbyllur në të gjithë vendin kurse 90% e shkollave të vendit janë pa ngrohje dhe ujë”

droni

droni

Next Post
Floriana Garo: Skema e mashtrimit te Fiks shenon nje rekord te ri!

“700 shkolla, të të gjitha niveleve janë mbyllur në të gjithë vendin kurse 90% e shkollave të vendit janë pa ngrohje dhe ujë”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.