Në fshatin Zall-Herr të Tiranës, një tjetër lagje e rilindur pas tërmetit shkatërrimtar, çeli sot dyert e shtëpive të reja, tëngrituara rishtas nga themelet.
Lagjja e re, e cila do të strehojë 199 familje të zonës, si dhe do tëketë edhe një qendër për shërbime komunitare, duke mundësuar që brezi i ri i këtij komuniteti të rritet me kushte dinjitoze dhe më afër ekosistemit të dijes dhe inovacionit të Tiranës.
Kryeministri Edi Rama iu bashkua këtë pasdite gëzimit tëbanorëve të Zall Herrit, së bashku me kryetarin e Bashkisë sëTiranës Erion Veliaj për të inauguruar së bashku hapësirën e denjë, dedikuar këtyre banorëve, vepër e Programit tëRindërtimit, që po e kthen sfidën e tërmeteve nga një fatkeqësi në një potencial transformimi dhe zhvillimi të zonave rurale dhe lagjeve që prekura. k.m













