Stafi i ambasadës së Iranit i cili ende ndodhej në Shqipëri u detyrua sot të largohej nga ndërtesa e Ambasadës në një nga rrugicat në qendër të Tiranës rreth 200 metra nga zyrat e qeverisë.
Forca të RENEA zbarkuan në oborrin e saj pasi nuk u plotësua prej stafit detyrimi 24 orë.
Ata janë larguar tashmë por nuk ka dorëzuar çelësat e godinës dhe nuk ka hequr flamurin, për ta dorëzuar në mënyrë normale godinën.
”Antiterrori, RENEA dhe njësia Antieksploziv pritet të kontrollojnë vilën ku ishte vendosur ambasada e Iranit dhe më pas pritet që të futet policia dhe ta marrë nën kontroll”, raporton gazetari i droni.al. a.b











