Rretj orës 17:50, në fshatin Gështenjas, Pogradec, gjatë një konflikti, shtetasi F.atos Manellari, 63 vjeç, dyshohet se ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin Safet Hyskollari, rreth 65 vjeç.
Ai u transportua në Spitalin e Pogradecit, por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.
Nga ana e Policisë, po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit dhe vënien e tij para përgjegjësisë ligjore.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. m.k












