Dyshohet se Diego Haxhiraj qëlloi ndaj makinës me 2 polovë pasi u frikësua se ndaj tij po bëhej një atentat.
Pak muaj më parë Haxhiraj është plagosur gjatë një atentati ndaj tij.
Ai ishte plagosur me plumb në dorë në datën 5 janar të këtij viti ku është qëlluar 5 herë me breshëri kallashnikovi.
Haxhiraj ka qenë duke ecur në rrugë poshtë pallatit të tij, por ka parë persona që po e prisnin dhe është larguar me vrap. Autorët pasi kanë shtënë në drejtim të tij janë larguar me një makinë tip ‘Audi Q7′.
Dy policët që u qëlluan mbrëmë po udhëtonin me një automjet “Audi’ me xhama të zinj dhe pa targa në momentin kur e kanë parakaluar. a.b











