Rreth orës 16:40, në Spitalin e Korçës, ka mbërritur për mjekim një i mitur 5-vjeçar, banues në fshatin Sovjan, Maliq.
Ai ndërsa po luante në fshat, është goditur aksidentalisht nga një i mitur tjetër me biçikletë.
Për pasojë 5-vjeçari ka marrë dëmtime në kokë dhe pas mjekimit të marrë në Spitalin e Korçës u transportua në Tiranë, për mjekim më të specializuar.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.r.k












