Zonat e ulëta dhe bregdeti do të karakterizohen nga temperatura që shkojnë në 35 gradë celsius.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në mëngjes por rritje në mesditë duke u luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 35°C, sipas Meteoalb.
Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët. r.k











